Berat, përmbytjet në lagjen rome, banorët: Askush nuk investon tek ne
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2015, 12:59
Vendosja e një prite mbrojtëse në bregun e lumit Osum, në periferi të lagjes "30 Vjetori" ka qenë kërkesa e vazhdueshme e komunitetit rom në këtë qytet, të cilët edhe këtë herë nuk i shpëtuan valës së përmbytjes.Gjashtë banesa të komunitetit rom në këtë qytet u përmbytën krejtësisht si pasojë e vërshimit të lumit Osum, ndërkohë që dhjetra të tjera patën përmbytje të pjesshme dhe ende janë në rrezik.Banorët thonë se kanë kërkuar disa herë vendosjen e pritave, por askush nuk i ka dëgjuar.Në lagjen e romëve në Berat, ka përmbytje pothuajse sa herë ka reshje shiu.Vendosja e thasëve me rërë ishte e vetmja masë që Bashkia e Beratit mori për parandalimin e përmbytjes, gjë e cila nuk shmangu prurjet e mëdha të lumit.