Durrës, përmbytje në zonën e plazhit, uji i afrohet oborreve të banesave private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2015, 13:01
Kanë mjaftuar pak orë reshje shiu që zona e plazhit në Durrës të ketë probleme me ujin që ka zaptuar rrugët.Mos funksionimi i sistemit të kanalizimeve ka bërë që rrugët të përmbyten dhe në një pjesë të banesave uji të hyjë brenda oborreve.Ndërkohë banorët e zonës turistike të revoltuar, thonë se situata përsëritet sa herë ka reshje.Në zonën e plazhit në Durrës, rrugët përvec ujit, janë edhe të zaptuar nga inertet, të mbetura pas prishjes së shtesave nga INUK.