Fier, apeli i banorit në Ora News: Jam në rrezik, kryeministri të më ndihmojë
Në fshatin Ferras në Qarkun e Fierit, Shkëlzen Dorda një banor i cili është prekur nga përmbtyjet ka bërë apel në Ora News që të ndihmohet nga shteti, pasi i është shkatërruar cdo gjë. Ai thotë se ka gruan shtatzënë, ndërkohë që nuk ka ku të flerë pasi shtëpia dhe cdo orendi i janë shkatërruar.Shkëlzen Dorda nëpërmjet Ora News i bën thirrje kryeministrit që ta ndihmojë, pasi në familjen e tij nuk është interesuar askush për ta ndihmuar.Grupi i Xhirimit të Ora News, me gazetare Manjola Hasa gjatë rrugës për në Novoselë u ndal pikërisht në këtë fshat, pasi Shkëlzen Dorda sapo ka parë makinën e Ora News ka kërkuar ndihmë.“Jam ne rrezik, më është përmbytur cdo gjë. Kam gruan shtatzane më kanë marrë lopën, bageditë, placken. Nuk bëj dot asgjë. I lutem kryeministrit të më ndihmojë, të shikosh këtu të vesh duart në kokë, vetëm 3 pula janë. Nuk më kanë ndihmuar as me buke. Jam jashtë. Janë prishur të gjitha. Nuk kam as divanë asgjë. Nuk ka ardhur anjë për të na dhënë ndihma.Kam fjetur një natë jashtë. Shteti nuk ka ardhur të më ndihmojë. Ju lutem, shteti të më ndihmojë. Nuk kam gjendje ekonomike.”[caption id="attachment_460122" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Shtëpia e banorit e përmbytur në Fier[/caption][caption id="attachment_460123" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Shtëpia e banorit e përmbytur në Fier[/caption][caption id="attachment_460124" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Shtëpia e banorit e përmbytur në Fier[/caption][caption id="attachment_460125" align="aligncenter" width="640"]
Në foto: Shtëpia e banorit e përmbytur në Fier[/caption]