Librazhd, evakuohen banesat pranë zonës industriale

Të paktën 12 familje dhe dhjetëra biznese rrezikojnë të shkatërrohen nëse lumi Shkumbin del nga shtrati.Reshjet e ditëve më parë kanë demtuar argjinaturen ne shtaratin e lumit duke gërryer token e duke rrezikuar te marre perpara shtepite e pakta te banimit qe ndodhen ne zonen e njohur industriale ne librazhd.Banorët në afersi të Shkumbinit kanë braktisur shtëpite, dhe janë strehuar ku të mundin nëpër  disa magazina, jo shume larg zonës, për shkak të pamundësisë financiare për më mirë.Dy fadroma të inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik vendor të Bashkisë Librazhd, po përpiqen të shamngin devijimin e rrjedhës së lumit.Per kryetarin e bashkise se librazhdit situata është e vështirë, ndërsa mundësitë për ndërhyrje të bashkisë janë të pakta.Në qarkun e Elbasanit objektet e ndërtuar pranë Shkumbinit janë në cdo moment reshjesh të rrezikuara nga furia e lumit.