Tre vjeçari qëllon prindërit me pistoletë, shpëtojnë

Një trevjeçar ka qëlluar babain dhe nënën shtatzënë me pistoletën e kësaj të fundit. Ngjarja ka ndodhur në Nju Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Djali kishte futur dorën në çantën e mamasë për të marrë iPod-in por ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Plumbi ka prekur fillimisht babain në fundshpinë dhe më pas nënën në krah.Të dy prindërit kanë marrë trajtimin e nevojshëm në spital ndërsa djali dhe dy motrat e tij të vogla janë momentalisht nën kujdesin e shërbimeve sociale.Babai i djalit, Xhastin Rejnolds, tha për mediat amerikane se sapo kishte marrë telefonin për të porositur pica në dhomën e motelit ku po qendronte me familjen, kur dëgjoi të shtënën dhe pa të dashurën e tij, Monik, të gjakosur. Vetëm kur u ul pranë saj kuptoi se ishte qëlluar edhe vetë.Policia e zonës nuk ka vendosur ende nëse dy prindërit do të arrestohen nën akuzën e neglizhencës. Në vetëm një muaji ky është rasti i dytë kur një fëmijë qëllon mbi prindërit, pasi një dyvjeçar qëlloi për vdekje mamanë e tij në një supermarket me pistoletën që gjeti në çantën e saj.