Kryebashkiaku i Përmetit apel banorëve të rrjedhës së poshte të Vjosës: Lini banesat urgjentisht
Në orën 10: 32 minuta (1 shkurt 2015) Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe bëri apel përmes Ora News të gjithë banorët e rrjedhes së poshtë të Vjosës sepse pas disa orësh rrezikohen.Lumejtë në jug të vendit, Drino, Vjosa dhe Osum kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive në Fier e Vlorë. Probleme edhe në Berat, Përmet, Memaliaj dhe Gjirokastër. Në orën 11:06 minuta policia e shtetit bëri apel për anullimin e lëvizjeve në drejtim të jugut dhe kërkon ndaljene udhëtimeve drejt jugut.Gilberto Jaçe për Ora News: "Edhe atyre që nuk i ka marrë mendja ndonjëherë që mund të jenë nën rrezikun e përmbytjeve të largohen urgjent nga cdo lloj banese. Siuata është urgjente.Kundrejt Vjosës askush nuk ka cfarë të bëjë. Pas 6 orësh rrrezikohen banorët e rrjedhës së poshte. Do të kapë nivelet e panjohura më parë. Rreziku është më i vogël në rrjedhën e sipërme, pasi ka shtrat të thelluar. Më e rrezikuar situata është në rjedhën e poshte në Vlorë, Fier, fushat e Tepelenës rrezikohen masivisht të jetë katastrofë."Në një intervistë për Ora News kryetari i bashkisë së Memaliajt, Lulzim Meçe deklaron se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe për raste të evakuimit. Brenda qytetit të Memaliajt Meçe tha nuk ka problem.[caption id="attachment_457807" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Permbytjet ne Novosele, 1 shkurt 2015[/caption]Rruget e bllokuara nga dalja e Lumejve Qarku Gjirokastër, Policia e Shtetit: Rrezikon të dalë uji tek Kthesa e ViroitKa dalë lumi Drino nga shtrati i bllokuar aksi Gjirokastër- LunxhëriËshtë bllokuar aksi rrugor Libohovë - SofratikëAksi Përmet- Çarshovë i bllokuar , Vjosa ka dalë rreth 2 m në rrugëAksi Tepelenë - Përmet i bllokuar në Dragot, Vjosa ka dalë në rrugëNë qarkun Berat:Policia: Berat, ka dalë nga shtrati lumi Osum, ka përmbytje tokashRruga e Skraparit në Bogovë- Pronovik e bllokuar nga rreshqitet e dheutSkrapar, e pakalueshme Ura e pazarit që lidh 6 fshatra, uji ka dalë mbi urëNë Urën Vajgurore 2 familje u evakuuan nga forcat speciale me varkaNe Vlorë, janë evakuuar 14 familje në zonën e Novoselës në FitoreAksi Selenicë - Vlorë tek Bishti i malit i bllokuar nga prurjet e VjosësAksi që të çon në komunën Vllahinë i bllokuar nga rrëshqitjet e dheut Në Fier prurje të mëdha nga Gjanica përmbytje në lagjet 1 Maj e SheqNë Fier në rreth 150 banesa dhe biznese është futur uji brendaFier, në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.Në Çerven të komunës Frakull të përmbytura 6 banesa, u evakuuan banorëtRreth 50 banesa të rrethuara nga uji në komunën FrakullNë fshatin Feras të komunës Levan në rreth 50 banesa po hyn uji brendaPo evakuohen banorët dhe gjëja e gjallë në komunën Levan/Oranews.tv/