Eneda Tarifa në “Jamais vu”, së shpejti me një këngë e klip të ri VIDEO
E ftuar në emisionin “Jamais vu” të gazetarit Mustafa Nano, Eneda Tarifa këngëtare dhe moderatore njëkohësisht, ka bërë të ditur për publikun se së shpejti do të vijë me një këngë dhe klip të ri i cili do të përfundojë brenda 2-3 ditësh.“Është këngë e mirë dhe po të krahasohet me ato që këndohen në tregun amerikan nuk bën diferencime. Është një këngë niveli, bashkëpunimi im i parë me djalin e xhaxhait, Jon Tarifën”- u shpreh Eneda.Ajo sqaroi se kënga e re e cila pritet të dalë së shpejti në treg është në versionin anglisht dhe bashkëpunimin me Jon Tarifën e cilësoi si një bashkëpunim i cili falë një pune të gjatë kishte ardhur në momentin e duhur.Këngëtarja e njohur për skenën shqiptare, si dhe moderatorja e formatit të njohur televiziv “Portokalli”, tha se asnjëherë nuk ishte e kënaqur nga këngët e saj dhe se gjithmonë ishte në kërkim të diçkaje të re.Gjithashtu gjatë intervistës këngëtarja dha edhe një koment sa i përket zhvillimit aktual të tregut muzikor në Shqipëri, duke thënë se për fat të keq nuk kishte kishte dëgjuar ndonjë këngë që t’i bënte përshtypje të madhe. Ndërsa për sa i përket interpretimit ajo veçoi Juliana Pashën dhe Eranda Libohovën.