Luftë kriminalitetit, Kosova e Shqipëria angazhohen për bashkëpunim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2015, 13:14
Viti 2014-të rriti nivelin e kriminalitetit ndërkufitarë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Deklarata vjen nga ushtruesi i Detyrës, i Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës Sylë Hoxha, në një tryezë të përbashkët në Prizren mes dy palëve të përfshira.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe Prefekti i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici, kërkuan që të rivitalizohet vija kufitare Shqipëri-Kosovë për zhvillimin e vazhdueshëm të komuniteteve.Të pranishëm ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit, mes shqiptarëve, duke shtuar se kufiri që ata i ndan, të jetë thjeshtë imagjinar./Oranews.tv/