KE e shqetësuar për klimën e biznesit, Drejtori për Zgjerimin në Tiranë

Klima e biznesit në Shqipëri dhe pronat, janë shqetësim për Komisionin Europian.Përtej nismave ligjore të qeverisë, për të afruar investitorët e huaj dhe për ti dhënë zgjidhje çështjes së pronave, KE vijon të ketë rezerva për dy çështjet.Shqetësimin e ka ngritur vetë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson në takimin që pati me Presidentin e Republikës,Bujar Nishani, informoi sot zyra e shtypit e Presidencës."Danielsson u shpreh se Komisioni Europian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri, dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë"Nga ana e tij, presidenti vlerësoi angazhimin e Bashkimit Europian, përfshirë Komisionin dhe Parlamentin Europian, të cilët po bëjnë çdo përpjekje që Shqipëria të shënojë progres jo vetëm në përmbushjen e 5 prioriteteve, por edhe për konsolidimin e parimeve dhe standardeve demokratike dhe europiane.Kreu i shtetit theksoi se kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe europiane.Christian Danielsson, zhvilloi Në kuadër të vizitës në Tiranë për përrparimin e Shqipërisë në pesë përparësive kyçe djejt unionit, Danielson u takua dhe me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.Zyra e BE-së  në Tiranë informon se në këto takime Drejtorin i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, u njoh me hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për kryerjen e suksesshme të refomës në drejtësi.Ai nënvizoi se statusi i vendit kandidat sjell më shumë përgjegjësi për çfarë pritet nga Shqipëria në lidhje me agjendën evropiane./Oranews.tv/