Floreta Luli Faber Ambasadore të Shqipërisë në SHBA

Tirane- Dhjetë muaj pas propozimit të qeverisë, Presidenti i Republikës, përmes një dekreti, i ka hapur rrugë emërimit të ambasadores së re të Shqipërisë në SHBA.Kreu i shtetit ka firmosur emërimin e Floreta Faber, si ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Faber do jetë përfaqësuese e Shqipërisë edhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, si ambasadore jorezidente.Floreta Faber zëvendëson në këtë post ambasadorin aktual Gilber Galanxhi, të cilit prej kohësh i ka mbaruar mandati.Ky i fundit, gjatë detyrës së tij, denoncoi mungesën e fondeve nëpër ambasada dhe borxhet e akumuluara.Emri i Faber, Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, është propozuar nga qeveria dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që në mars të vitit të kaluar, por nuk dekretohej nga kreu i shtetit.Faber , në fushatën elektorale për zgjedhjet e 2013, u përplas me ish kryeministrin Sali berisha për taksat ndaj biznesit, qendrim të cilin Berisha e konsideroi si emocional.Ministria e Jashtme, ka parashikuar që këtë vit, të ndërhyrjë në rikonstruksionin e godinës së ambasadës së Shqipërisë në SHBA, pasi është tejet e vjetëruar.4