Pas bashkisë banorët bllokojnë rrugët e Vlorës, deputeti i LSI ia "ngec" fajin Gjikës
Në ditën e dytë të protestës, banorët e lagjes “Kushtrimi” që preken nga projekti i rrugës Transballkanike që lidh Vlorën me autostradën, kanë bllokuar këtë të fundit. Më herët banorët janë takuar me deputetin e LSI Selami dhe kreun e PD dega Vlorë, të cilët u kanë premtuar zgjidhje të problemit.Vlorë- Banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë kanë bllokuar për disa minuta një nga segmentet rrugore të qytetit, në ditën e dytë të protestës kundër projektit që u prek banesat.Qindra automjete u bllokuan në rrugë derisa erdhen blutë e Vlorës dhe larguan protestuesit të cilët nuk bënë rezistencë.Më herët gjatë ditës banorët e lagjes "Kushtrim" u takuan nga deputeti Vlorës nga radhët e LSI, Shkëlqim Selami.Ai garantoi se problemin e shpronësimit do ta zgjidhë pushteti Qëndror pasi Bashkia e Vlorës sipas tij nuk është ekzistente dhe nuk ka përfshirë çështjen në buxhetin e 2015-ës.Sipas Selamit banorët që nuk kanë çertifikata do të akomodohen në shtëpi me qera që do tu paguhet nga shteti për të paktën një vit.Sakaq Partia Demokratike dega Vlorë ka ngritur grup pune me specialistë të urbanistikes dhe infrastukturës për studimin e projektit të zgjerimit të rrugës.Një ditë më parë, banorët që preken nga ndërtimi i rrugës që lidh Transballkaniken me autostradën Levan-Vlorë hyne me forcë në zyrat e Bashkisë Vlorë, pasi sipas tyre nuk ka seriozitet në proçesin e demshperblimit për shtëpitë e banimit.[caption id="attachment_457190" align="alignnone" width="630"]
Në foto: Banorët e lagjes "Kushtrimi" në Vlorë[/caption][caption id="attachment_457191" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Banorët e lagjes "Kushtrimi" në Vlorë[/caption][caption id="attachment_457192" align="alignnone" width="411"]
Në foto: Banorët e lagjes "Kushtrimi" në Vlorë[/caption]