Transballkanikja, PD grup pune për zbardhjen e projektit të rrugës
Demokratët e Vlorës kanë ngritur një grup pune me eskpertë për zbardhjen e projektit të rrugës që prek rreth 130 banesa në lagjen "Kushtrimi". Banorët që preken nga projekti kanë përsëritur që nuk do të dalin nga banesat pa iu gjetur një strehim tjetër.Vlorë- Një ditë pasi banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë hynë forcërisht në Bashki në protestë ndaj planit rregullator të Transballkanikes që u prek banesat, Partia Demokratike ka ngritur grup punë me specialistë te urbanistikës dhe infrastukturës për studimin e projektit të zgjerimit të rrugës.Moisi Meminaj:“Çështja do ngrihet në parlament ku do të diskutohet dhe do të ngrihet çështja e rivendosjes ose zhvendosjes së projektit aktual të rrugës pa prekur banesat aktuale të qytetarëve që i kanë ndërtuar me gjak”.Banorët kërkuan që prona e tyre të shpronësohetme vlerën e tregut, ndërkohë që mes tyre ka edhe nga ata që nuk u njihet pronësia për shkak të mbivendosjes së të drejtës së pronësisë në hipoteka.Për banorët e lagjes “Kushtrimi” , projekti i planit rregullues të Transballkanikes është i parealizueshëm. Ata përsëritën se nuk do të dalin nga banesat pa iu siguruar më parë strehimi nga shteti.Janë 130 banesa që preken nga projekti i rrugës që lidh Transballkaniken me autostradën Levan-Vlorë.