Pas Shulc, në Athinë vjen shefi i Ministrave të Financave të Eurozonës

Pas kryeparlamentarit të Bashkimit Europian, Martin Shulc, në Athinë pritet sot shefi i grupit të Ministrave të Financave të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem.Ai do të takohet me kryeministrin Aleksis Tsipras, por dhe Ministrin e Financave, Janis Varufakis.Vizita e Dijsselbloem shënon edhe nisjen e bisedimeve për të ardhmen e Greqisë. Palët do të përpiqen të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe pse qeveria e re greke ka treguar se do t'i përmbahet premtimeve të fushatës, duke ndërprerë shkurtimet në administratën publike dhe pezulluar privatizimet e ndërmarrjeve shtetërore.Megjithatë, nga Amsterdami, para se të nisej për në Athinë, Dijsselbloem tha se do të ishte e pamundur për qeverinë e Syriza-s që të përmbushte të gjitha premtimet."Nëse ndodh kjo, them që buxheti grek do të mbetet bosh shumë shpejt", citohet hollandezi.Menjëherë pas këtij takimi, Varufakis do nisë një seri bisedimesh me homologët e tij në Europë, për të fituar mbështetje për rinegociimin e borxhit.Të dielën, ish-pedagogu i Universitetit të Teksasit do të jetë në Londër ku e pret Ministri Xhorxh Osbourn, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojë për në Francë, Spanjë dhe Itali, për t'u takuar me Ministrat e Financave atje.