Shkodër, përplaset nga mjeti, humb jetën kalimtarja në Kryebushat
Një person ka humbur jetën në një aksident rrugor në Shkodër.Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë në Kryebushat ku një kalimtare është përplasur nga një automjet.Shkoder- Një grua e moshuar është gjetur e vdekur në anë të rrugës në vendin e quajtur Kryebushat, pjesë e segmentit rrugor Shkodër - Lezhë.Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë parë trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë e Shkodrës, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.Nga të dhënat e para dyshohet se e moshuara ka qenë duke ecur në këmbë në orët e para të mengjesit të së premtes dhe është goditur nga një automjet i cili është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.Ndëkohë po hetohet edhe për ndonjë arsye tjetër të vdekjes së saj. Policia ka bërë transportimin e të moshuares drejt morgut të spitalit rajonal të Shkodrës ku edhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të gjetur shkaqet kryesore të vdekjes.Gjatë kontrollit të ushtruar e moshuara nuk kishte me vete një mjet identifikues, kështu që e bën të vëshirë edhe identifikimin e saj.Priten hetimet e mëtejshme për zbardhur identitetin dhe shkaqet e vdekjes së saj.Ky segment rrugor është cilësuar shpesh si njolla e zezë e vdekjes, pasi sinjalistika në të është e pjesshme dhe mungojnë mbikalimet për këmbësoret.