Guvernatori i ri, Sejko: Do verifikoj shumën e vjedhur dhe përgjegjësit

Nëse Gento Sejko do të zgjidhet Guvernatori i ri i BSH-së, atëherë puna e parë që do bënte do të ishte inventarizimi edhe verifikimi edhe një herë: Nëse shuma prej 713 milionë lekësh e deklaruar si e vjedhur është e saktë apo jo.Gent Sejko: “Një nga prioritetet e mia parësore është të vlerësoj dhe të shoh dokumentet e inventarizimit të humbjes për të vlerësuar edhe një herë nëse kjo vlerë është e saktë, nëse ndarja e përgjegjësive janë të sakta dhe për më tepër përveç kësaj të shoh kryesisht nëse sistemet e kontrolleve të brendshëm dhe funksionimi i kontrolleve në Departamentin e Thesarit të Shtetit është ndryshuar është implementuar, funksionojnë gjërat në rregull apo ka probleme serioze.”Gent Sejko kandidati i propozuar nga Presidenti për Guvernator të Bankës së Shqipërisë ndodhet në një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë. (Ne foto: Sejko duke raportuar sot para komisionit të Ekonomisë)Sejko deklaroi prioritetet ndër të cilat transparenca,rikthimi i besimit dhe forcimi dhe administrimi i  kontrollit të brendshëm të BSH-së. Më pas do i përgjigjet pyetjeve të deputetëve:Çfarë premtoi Sejko nëse vihet në krye të BSH:-Transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut dhe Kuvendit-Të punoj për rikthimin e besimit tek BSH pas skandalit të vjedhjes-Stabiliteti i politikave monetare rrit transparencën-Ruajtje të standardeve më të larta të integritetit për stafin-Prioritet mbrojtja e interesave të konsumatorëve-Politika monetare, fleksibilitet dhe menaxhim i likuiditetit në treg-Koordinim politikash moneare e fiskale për të dhënë  stimul për aktivitetin ekonomik-Prioritet me rëndësi është edhe menaxhimi i BSH-Forcim dhe administrim kontrollit të brendshëm të BSHPritet votimi i tij Pritet që Gent Sejko të votohet në komision, pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar në muajin dhjetor të vitit që shkoi se mazhoranca nuk do të ketë konflikte me Presidentin, duke theksuar se shpreson që i zgjedhuri nga Presidenti të jetë në lartësinë e duhur për ushtrimin e kësaj detyre.Më 24 dhjetor të vitit që shkoi Gent Sejko kaloi një sprovë vendimtare në aspiratën e tij për të qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë duke marrë 111 vota nga të dy kahet politike në Kuvend si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa dy anëtarët e tjerë morën përkatësisht 82 vota pro Tonin Kola, dhe 74 vota Natasha Ahmetaj.