Japonia bashkëpunim me Jordanin për lirimin e pengut nga ISIS

Japonia po punon ngushtë me Jordaninë për të siguruar lirimin e pengut tjetër të marrë nga militantët e Shtetit Islamik, Kenxhi Goto, si dhe pilotit jordanez Mutah al-Kasabeh. Përveç grupit të negociatorëve, në kryeqytetin e Jordanisë, Aman ka mbërritur edhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Jasuhide Nakajama."Do të punojmë nga afër me qeverinë jordaneze për të siguruar lirimin e pengut tonë", tha ministri për mediat. "Lidhjet mes dy evendeve tona janë të forta".Piloti jordanez ëhtë marrë peng në Siri që në dhjetor 2014, ndërkohë që po merrte pjesë në operacionet ushtarake të koalicionit kundër ISIS. Ndërsa japonezi Goto mendohet të jetë ende gjallë pas ekzekutimit të bashkëkombasit të tij, Haruna Jukava, që u ekzekutua nga terroristët.Në mesazhin e fundit të dërguar nga militantët e Shteit Islamik, Goto thotë se do ta lënë të lirë atë dhe pilotin, nëse Jordania do të lirojë nga burgu Saxhida al-Rishavi, një militant ekstremist irakian, të mbajtur në qelitë e Jordanisë. Më parë ata kishin kërkuar 200 milionë dollar për lirimin e dy pengjeve japonezë, por pas skadimit të afatit prej 72 orësh, ekzekutuan njërin prej tyre.