Eurozona-Greqisë: Borxhi nuk falet, afatet mund t'i shtyjmë!
Europa është e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e Athinës pr t'i dhënë më shumë afat në shlyerjen e borxheve, por ka pak gjasa që të përkulet ndaj kërkesave të qeverisë së re greke për t'i falur ato.Ministrant e Financave të vendeve të Bashkimit Europian dhanë një mesazh të qartë për kryeministrin e ri grek, Aleksis Tsipras, pasi një lëshim për Greqinë do të dërgonte mesazhin e gabuar ndaj vendeve të tjera të eurozonës në vështirësi.Euro ra në nivelin më ulët të 11 viteve të fundit pas fitores së radikalëve të majtë të Syriza-s, duke vënë në dyshim të ardhmen e monedhës së përbashkët.Por ministri francez i Financave, Mishel Sapë, tha se qeveria e sapozgjedhur e ka vërtetuar se është e përgjegjshme, duke mos e përmendur kurrë gjatë fushatës zgjedhore largimin e Greqisë nga eurozona.Ballafaqimi mes palëve pritet të ndodhë shumë shpejt, pasi plani ekzistues i shpëtimit prej 240 miliardë eurosh përfundon në 28 shkurt. Dhe minsitri gjerman i financave, Volfgang Shojble, pranoi se sido që të ishte rezultati i zgjedhjeve të së dielës, Bashkimi Europian do të duhet të riniste bisedimet me Greqinë. Megjithatë ai theksoi se rregullat janë rregulla, dhe duhen zbatuar. "Askush nuk e detyron Greqinë të marrë ndonjë vendim. Ne mund ta këshillojmë, por nuk do ta detyrojmë për asgjë", tha ai.Por para nisjes së çdo bisedimi për shtyrjen e afatit të borxhit, Athina duhet fillimisht të marrë aprovimin nga Europa për shtyrjen e programit të shpëtimit, për të pasur më shumë kohë për të diskutuar për politikat ekonomike.