Brenda 2015 ligji i ri dhe strategjia për mbrojtjen civile

Tirane- Ministria e Punëve të Brendshme brenda vitit 2015 do të hartojë Ligjin e ri "Për mbrojtjen civile" si dhe do të hartojë Strategjinë Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile.Sipas Ministrit të Brendshëm Tahiri janë pikat kyçe përmes të cilave mund të menaxhohen emergjencat civile.Saimir Tahiri: “Këtë vit mbaron hartimin dhe miratimin e Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Rrezikut ndaj Fatkeqësive dhe Mbrojtjes Civile, dhe ndërkohë përfundojmë për pak kohë besoj ligjin e ri “Për mbrojtjen civile”, duke hedhur themelet për përballimin e emergjencave si nëpërmjet dijes, njohjes, edukimit dhe reagimit të qytetarëve, ashtu edhe për masat që marrin institucionet për parandalimin dhe përballimin e pasojave potenciale nga emergjencat civile”Në konferencën që çeli sot stërvitjen e përbashkët ndër rajonale Joint Reaction ,në fushën e Emergjencave, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e cilësoi këtë nismë të rëndësishme.Mimi Kodheli: Besoj fort në përpjekjet tona për marrjen e masave parandaluese në vend të atyre reaguese, koordinimin ndërinstitucional dhe atë ne pushtetit lokal për përballimin e të gjitha natyrave të emergjencave duke hartuar një plan kombëtar të kërkim shpëtimit të përballimit të emergjencave dhe duke krijuar kapacitete reale për të përballuar më së miri këto emergjenca.Në praninë e tij të parë në sallat e Ministrisë së mbrojtjes ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, shprehu gatishmërinë e partneritetit të përbashkët në këtë stërvitje të përbashkët ndër rajonale./Oranews.tv/