Tsipras ateist, nuk do të betohet para kreut të Kishës Ortodokse
Kryeministri i ri i Greqisë, Aleksis Tsipras, pritet të bëjë betimin para presidentit të vendit në orën 16:00 me orën lokale, ose 15:00 me orën shqiptare. Por siç ishte edhe parashikuar nga mediat greke më parë, Tsipras nuk do të betohet para kreut të Kishtës Ortodokse Greke, Ieronimus, duke thyer kështu një traditë të vjetër në vend.I vetëshpallur ateist, Tsipras do të mjaftohet vetëm me një telefonatë mriësjelljeje ndaj kreut të Kishës Ortodokse. Edhe pse Syriza ka bërë të ditur se planifikon të ndërpresë disa nga privilegjet që gëzon Kisha Ortodokse Greke, ai ka marrëdhënie të mirë me Ieronimusin, pasi ky i fundit ka marrë një rol kryesor në lehtësimin e krizës humanitare në vend si pasojë e masave shtrënguese.Tsipras ra dakord për formimin e qeverisë së re pas më pak se një orë bisedimesh me liderin e Partisë së Grekëve të Pavarur, Panos Komenos, i cili deklaroi se deputetët e tij do të jepnin votëbesimin për Syriza-n në parlament.Grekët e pavarur kanë 13 deputetë, ndërkohë që Syriza arriti të marrë përfundimisht 149 deputetë, duke u detyruar të bëjë koalicion për të formuar qeverinë. Grekët e Pavarur, parti e djathtë me një qasje të ashpër ndaj emigracionit, nuk përputhen në disa pika me Syriza-n për sa i përket çështjeve sociale, por janë të një mendimi për sa i përket