Merkel- Tsipras: Zotimet duhen mbajtur
Kancelarja Angela Merkel pret që qeveria e re greke të përmbushë zotimet ndaj kreditorëve ndërkombëtarë.Në deklaratën e zëdhënësit të saj, Stefen Zajbert, thuhej: "Në këndvështrimin tonë është e rëndësishme që qeveria e re të marrë masa në mënyrë që të ndihmojë ringritjen ekonomike të Greqisë.Kjo do të thotë se vendi duhet t'i qendrojë përkushtimeve të marra". Gjermania është edhe kreditori më i madh i Greqisë dhe gjithmonë ka bërë të qartë që cilado qeveri greke që do të dilte nga zgjedhjet e parakohëshme do të duhet t'I përmbahej kushteve të pranuara nga qeveria e mëparshme.Por për të majtën gjermane, fitorja e Syrizas është pritur si një shenjë për një fillim të ri në Europë. Në një deklaratë të përbashkët, liderët e së majtës, Katja Kiping dhe Bernd Riksinger, thanë se rezultati i zgjedhjeve në Greqi ishte një goditje e rëndë për trojkën dhe qeverinë gjemane.Ndërkohë, komisionieri europian për ekonominë, Gynter Wtinger, e bëri të qartë se rinegociimi i borxhit publik grek do të dërgonte mesazhin e gabuar në vendet e tjera të eurozonës që janë në vështirësi financiare.Gynter Wtinger: "Nëse prekim borxhin e Greqisë, atëherë do të jepnim sinjalin e gabuar ndaj Portugalisë, Irlandës, Qipros apo Spanjës. i takon qeverisë greke të vendosë çfarë do të bëjë, por për ne është e qartë që nuk do të ketë ofertë të përmirësuar"Edhe shefja ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kritstin Lagard, tha në një intervistë për "Le Monde" se Greqisë nuk mund t'i bëhet trajtim i veçantë. "Ka disa rregulla të brendshme në eurozonë që duhen respektuar. Nuk mund t'ë krijojmë një kategori të veçantë për secilin shtet", u shpreh ajo.La Gard gjithashtu i këshilloi Tsiprasit që të merrej me reformën në sistemin e taksave dhe atë të drejtësisë.Në Suedi, ish-kryeministri i vendit, Karl Bildt, ironizoi me premtimet e Tsiprasit përmes një postimi në Twitter: "Syriza në Greqi i fitoi zgjedhjet duke i premtuar taksapaguesve të vendeve të tjera të Europës se do t'u paguajnë edhe më tepër. Lëvizje tepër guximtare".Po fitorja e Tsiprasit nuk është pritur vetëm me komente negative. Në Spanjë, partia simotër e Syriza-s, Podemos, e quajti fitore të popullit dhe sulmoi Gjermaninë. Përmes një postimi në twitter, ajo tha: "Greqia do të ketë një kryeministër të vërtetë dhe jo një mëkëmbës të Angela Merkelit. Do të punojmë për ta mbështetur Syriza-n në këtë realitet të ri politik dhe ekonomik".Edhe qeveritë turke e hungareze kanë mirëpritur fitoren e Syriza-s. Ministrat e jashtëm të dy vendeve thanë se janë gati të punojnë me qeverinë e re. Ministri turk, Mevlut Çaushollu tha se vendi i tij respektonte gjykimin e popullit turk dhe ishte i gatshëm të bashkëpunonte në çdo drejtim. Ndërsa homologu hungarez, Peter Zhijarto tha se mirëpriste bashkëpunimin me qeverinë e re për të kaluar sfidat e përbashkëta./Oranews.tv/