Stuhia e dëborës më e madhe në histori pritet të përfshijë bregun lindor të SHBA

Një stuhi e fuqishme debore pritet të përfshijë gjatë pasdites bregun lindor të SHBA-së nga Filadelfia në Nju Jork që sipas sinoptikanëve të jetë më e madhja në histori. Shërbimi meteorologjik kombëtar paralajmëroi rajonet veriore të bregut lindor për stuhinë që pritet të zgjasë nga e hëna pasdite deri të martën.Sipas parashikimeve moti ekstrem pritet të ndikojë në lëvizjen e milionavë udhëtarëve. Departamenti i Transportit të Pensilvanisë u apeloi udhëtarëve të shtyjnë udhëtimin dhe të mos lëvizin pa kutinë e emergjencës me vete.Kompanitë ajrore kanë anuluar mijëra fluturime për shkak të motit. Ndërkohë që në disa zona kanë nisur reshjet e dëborës, parashikohet që trashësia të arrijë në 30-60 cm.Sipas meteorologëve rajoni I Neë Yorkut do të përballet me egërsinë e stuhisë që do të sjellë erëra të forta dhe reshje debore.Kryebashkiaku I nju jorkut Bill De Blasio tha se kjo do të jetë stuhia më e madhe në histori dhe u bëri apel qytetarëve të përgatiten për më të keqen. Ndëkrohë banorët e zonave që do të preken nga stuhia kanë nisur përgatitjet duke siguruar ushqime të mjaftueshme.