Berat, arrestohet për dhunë, në banesë i gjenden vepra arti të vjedhura në muze

Një 44-vjeçar që u arrestua nga policia e Beratit pasi akuzohej nga familjarët për dhunë, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën vepra arti dhe një arsenal armësh.I arrestuari është shtetasi Ermal Sulka, nga qyteti i Beratit. Familjarët kanë deklaruar në polici se 44-vjeçari  ushtronte dhunë sistematike ndaj tyre.Ermal Sulka u prangos nga blutë e Beratit, por këta të fundit u “surprizuan” teksa gjatë kontrollit në banesën e tij gjetën dhjetëra objekte me vlerë të vjedhura në dy muzeumet e qytetit si dhe armatime.Ndër sendet me vlerë që u gjetën ishin një ikonë e ikonostasit të muzeut "Onufri" dhe objekte të tjera prej bakri të cilat mendohet se janë grabitur nga Muzeu Etnografik i qytetit.Sakaq në banesën e 44-vjeçarit Ermal Sulka u gjetën edhe një pistoletë, dy armë gjahu si edhe dy arka me fishekë.[caption id="attachment_455103" align="alignnone" width="411"]berat vepra arti 3 Ne foto: Armet e gjetura ne banesen e 44-vjeçarit[/caption][caption id="attachment_455104" align="alignnone" width="411"]berat vepra arti 2 Ne foto: Veprat e artit te vjedhura ne muze nga 44 - vjeçari[/caption][caption id="attachment_455105" align="alignnone" width="411"]berat vepra arti 1 Ne foto: Veprat e artit te vjedhura ne muze nga 44 - vjeçari[/caption]