Ana tjetër e mësuese Suelës, përtej videos së dhunës ndaj nxënësit
Uansi Gjetaj dhe E. Cubi janë të dy nxënës të shkollës “Prek Gjoni” në Bajzë të Malësisë së Madhe.Ndonëse në dy klasa të ndryshme, i pari në klasë të 9-të dhe i dyti në të 7-tën kanë një të përbashkët: Mësuese Suela Pirani, u jep të dyve matematikë.Dallimi: Vetëm një javë më parë Uansi arriti të fitojë olimpiandën e matematikës në rang qarku të Shkodrës, dhe për këtë fitore ia di mësuese Suelës.E Cubi është djali i cili shfaqet në videon e publikuar online, javën e kaluar, ku mësuesja duket se ushtron dhunë ndaj tij. Në shkollë thuhet se djali ishte problem dhe mesaduket reagimi kishte ardhur pasi kishte tentuar të prishë orën e mësimit.Askush nga stafi pedagogjik , por as nxënësit nuk janë dakord me dhunën, dhe distancohen, por kërkojnë të shikohet dhe ana tjetër e medaljes, përtej asaj videos jo më shumë se 40 sekonda.Kur mësuesi ndihet vetëm në rrugën e edukimit të fëmijëvePërkushtimi i mësueses për të edukuar fëmijë, të cilët shpesh janë dhe më shumë se problematikë, dhe ku në këtë rrugë duket se shpesh mësuesit ndihen vetëmNxënësi: "Këtu në shkollën tonë ka nxënës shumë të poshtër, dhe si gjithmonë durimi e ka një kufi, ata nuk dinë cfarë flasin, dhe veprimet i kanë absurde në orën e mësimit"Koleget, edhe ata mësues të flasin për përkushtim, përgatitje serioze të Suela Piranit, por dhe anën njerëzore të saj...histori të sherreve deri në dhunë fizike mes nxënësve ku mësuese Suela ndërhynte për ti ndarë.Por këto histori nuk kaluan kufijtë gjeografik të fshatit Bajzë të Malësisë së Madhe, ashtu si videojaNjë mësuese gati në përlotje pasi kërkon që të rishihet vendimi: " Rruga që kemi zgjedhur nuk është vetëm profesion, por dhe misionin. Askush nuk e pranon dhunën, Një rast sporadik edhe nëse ka ndodhur dënohet, por një mësuese e cila nuk ka hezituar të hyjë edhe mes grushtave për të mos u dëmtuar asnjë nxënës. Që punon me përkushtim dhe shumë e përgatitur për lëndën e matematikës në asnjë mënyrë nuk duhet të ndëshkohet në këtë formë. Urojmë që të reflektohet në mënyrën më të mirë dhe më ligjore. Jemi totalisht kundër dhunës, por nuk duhet të jemi vetëm. Shkolla është një trekëndësh shumë i fortë.Është shkollë shoqëri familje. Nëse jemi vetëm ne do të dështojmë. Duhet të bashkohen të gjithë faktorët për të kuruar problemet që ka rinia e sotme. Të kapen në kohë e të mos agravohen. "Mësuesi tjetër: "Çdo mësues pasi hyn në klasë ku mësuese Suela ka dhënë mësim vetëm duke parë tabelën e zezë të plotësuar e kupton punën e saj."Kolegët e saj ndonëse dënojnë dhunën, kërkojnë me insistim të mos i hidhet poshtë mësimdhënia, përkushtimi dhe puna 10 vjeçare që kjo mësuese ka dhënë për këtë shkollë.