Arsimi, BE: Duhen reforma të thella nëse kërkon cilësi
Tirane- Shqipëria duhet të bëjë reforma të thella në sistemin arsimor.Gjatë prezantimit të projektit të BE, Erasmus, ambasadorja e BE-se, Romana Vllahutin kërkoi reforma në sisitemin arsimit nëse synohet të rritet cilësia.Romana Vllahutin: Qeveria duhet të ndërmarrë reformat të thella nëse kërkon cilësi në arsim, pasi BE dhe integrimi në të ka kërkesa të larta të cilat realizohen vetëm përmes reformave nga ana juajLindita Nikolla: Eshtë përgjegjësi e re ta bësh sistemin arsimor dhe sidomos arsimin e lartë pjesë e ErasmusKlajda Gjosha: Jam e bindur se shumë të rinj do përfitojnë nga ky projekt i cili do të vijojë deri në 2020 dhe ka një vlerë prej 14.7 milairdë euro.Në tryezë ku merrnin pjesë 3 ministra, ajo e Arsimit u shpreh se në qendër të këtij projekti është edukimi dhe mbi të gjitha ciëlsia e universitetevePër ministrin Veliaj ky projekt hap dyert për të rinjtë dhe u ofron atyre një mundësi për të besuar të realizimin idealeve europiane.Erasmus është një projekt e BE që asiston në sisitemin arsimor dhe trajnimin e studentëve. Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativ e vullnetarë që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit me qëllim që të rrisin aftësitë e tyre për shanse më të mira punësim./Oranews.tv/