Shkodër, palestra e shkollës “Azem Hajdari”, nën ujë

Kanë mjaftuar reshjet e shiut të rëna gjatë mbrëmjes së shkuar, që palestra e shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari" në Shkodër të notojë në ujë.Çatia e amortizuar prej disa vitesh radhazi e kësaj shkolle nuk është rregulluar as pas rikonstruksionin që bashkia bëri 7 vjet më parë me fond 63 milionë lekë.Dëmi nga prezenca e ujit në mjediset e brendshme është edhe më i madh, pasi muret kanë marrë lagështirë, ndërsa parketi ka nisur të kalbet.Mësuesi i orës së edukimit fizik, Alban Noga shpjegon se orën e fiskulturës e ka zhvilluar vetëm në gjysmën e palestrës.Në këtë palestër stërviten edhe vajzat e volejbollit të Vllaznisë pasi pallati i sportit "Qazim Dervishi" i është nënshtruar një rikonstruksioni. Kapitenia e skuadrës thotë se kushtet ku po stërviten gjatë këtyre ditëve janë skandaloze.[caption id="attachment_454072" align="alignnone" width="411"]palestra ok 3 Në foto: Palestra e shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari"[/caption][caption id="attachment_454073" align="alignnone" width="411"]palestra ok 2 Në foto: Palestra e shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari"[/caption][caption id="attachment_454074" align="alignnone" width="411"]palestra ok Në foto: Palestra e shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari"[/caption][caption id="attachment_454075" align="alignnone" width="411"]palestra e shkolles 2 Në foto: Muri i dëmtuar nga lagështira i palestrës[/caption]Kjo skuadër, bashkë me ekipet e tjera kanë 7 muaj që sillen andej-këndej si shkak i problemeve të pallatit të sportit "Qazim Dervishi" dhe rikonstruksionit për të dytën herë duke qenë se e para doli dështim.