Opozita nuk shkon në komisionin e reformës së drejtësisë
Marrëvëshja e dhjetorit duket se akoma nuk ka dhënë efekt në komisionin për reformën në drejtësi, megjithate Kryetari Fatmir Xhafaj, është optimist për prezencën e shpejt të deputetëve të opozitës.Fatmir Xhafaj: "Besoj se opozita shumë shpejt do të jetë këtu. S'ka arsye të mos jetë, përkundrazi. Hapat që janë ndërmarrë deri tani janë organizativë që I japin mudnësi opozitës dhe fillimit të procesit dhe nevojës të ecim më shpejt, pasi ka një afat të limituar dhe nuk mund të rrimë gjithmonë në pritje "Një mundësi e mirë që komisioni të jetë i plotë, ofrohet të martën e ardhshme, ku në Tiranë do të jetë kreu i Komisionit të Venecias, institucion që do të mbajë peshën me të madhe të ekspertizës për këtë reformë.Është hera e dytë që mblidhet komsioni i reformës në drejtësi, ku vendet e lëna për deputetët e opozitës vazhdojnë të jenë bosh.Në mbledhjen e sotme, komisioni miratoi grupin e ekspertëve të lartë që do të merren me hartimin e reformës, grup që përfshin përfaqësues nga institucionet e linjës por dhe përfaqësitë ndërkombëtare.Gjithashtu komsioni miratojë programin e punës për periudhen janar- qershor.a:Faza e parë është analiza e gjëndjes së sistemit në drejtësi.Faza e dyte, është ngritja e grupit të ekspertëve që do ta asistojne atë.Komisioni do t'i drejtohet për ofrimin e kontributit misioneve ndërkombëtare, si komisionit të Venecias. Ngritja e sekretariatit teknik është faza e katërt, e cila do të bëjeëfinalizimin e propozimeve, duke i shnderruar ne drafte konkrete.GRUPI I EKSPERTËVE TË LARTË PËR REFORMËN NË DREJTËSIArdjan Gorani - Gjykata e LartëArdjan Nuni - Gjykata e LartëSokol Sadushi - Shkolla e MagjistraturësMarjana Senini - Shkolla e MagjistraturësArben Rakipi - Shkolla e MagjistraturësArtur Selami - Prokuroria e PërgjithshmeEnrik Ligori - Prokuroria e PërgjithshmeMaksim Haxhia - Dhoma Kombëtare e AvokatisëArdian Vishaj - Dhoma Kombëtare e AvokatisëAltin Shegani - Universiteti i TiranësAurela Anastasi -Universiteti i TiranësArtan Hoxha - Universiteti i TiranësGent Ibrahimi - Ministria e DrejtësisëIlir Panda - Ministria e DrejtësisëArtan Hajdari - Ministria e DrejtësisëEuraliusOPDATUSAIDOSBE