Rritja e çmimit të lejes së drejtimit, Arben Pinari: Spekullim në treg

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Pinari, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, ka folur lidhur me ndryshimet tarifore të lejës së drejtimit. Kjo pasi prej ditësh qarkullojnë informacione kontradiktore lidhur me dyfishimin ose jo të kësaj tarife.Sipas Pinarit, këto janë vetëm spekullime në treg pasi të gjitha ndryshimet që janë bërë në Kodin Rrugor dhe ato çfarë mendohet të bëhen nuk do të prekin kostot e shërbimit.“Ka patur një amulli sa i përket dyfishimit të çmimit të patentës. Sot jemi në një ekonomi tregu, çmimet rregullohen nga raportet kërkesë-ofertë, por natyrisht ka disa tarifa shtetërore të cilat ato nuk janë detyrim i autoshkollës por janë detyrim i kursantit. Ato janë tarifa shtetërore të cilat nuk kanë ndryshuar dhe në ndryshimet e fundit ligjore nuk është prekur aspak ajo që duhet të  influenconte tek kostoja e shërbimit. Të gjithë ndryshimet ligjore që janë bërë dhe çfarë mendohet të bëhet nuk kanë prekur kostot e shërbimit”- është shprehur Pinari.Gjithashtu ai ka theksuar se ky spekullim duhet të përgënjeshtrohet dhe të sqarohet nga strukturat e Ministrisë së Transportit Rrugor.Ndërsa duke u ndalur tek rëndësia e patentës me pikë , Pinari tha se ky është elementi i disiplinimit dhe ka një rëndësi tepër të madhe dhe sipas hierarkisë duhet të vijnë më pas dhe masat financiare ndëshkuese nëpërmjet gjobave.