Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton sot Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton sot Kosovën. Gjatë vizitës së parë që prej marrjes së detyrës në Prishtinë, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo dhe trupat e KFOR të dislokuara në Kosovë.Po ashtu Stoltenberg do të pritet në takime nga presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, dhe ministrat Branimir Stojanovic dhe Haki Demolli.Rreth orës 13:00 Stoltenberg do të dalë në konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa. Shefi i NATO-s do të ketë takime edhe me përfaqësuesit kryesorë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.