Syriza mbyll fushatën: Na votoni t'i japim fund krizës. Greqia në zgjedhje
Mijëra persona morën pjesë në mitingun përmbyllës të partisë së ektremit të majtë Syriza, teksa Greqia mban zgjedhjet parlamentare të dielën.Lideri Alexis Tsipras kërkoi mbështetjen me votë drejt një fitoreje të drejtpërdrejtë, në mënyrë që Greqia ta kthehet katër vjet pas, në kohën kur nuk kishte borxhe dhe krizë."Askush, miqtë e mi, nuk mund të trembë apo shantazhojë një popull të lënduar, një popull të tradhtuar dhe të poshtëruar. Dhe është kjo arsyeja që ju duhet të merrni situatën në duart tuaja. E diela nuk është dita e huadhënësve dhe përfaqësuesve të tyre në greqi, pasi të dielën ne do të japim përgjigjen e qartë: jo më borxh, jo më nënshtrim, jo më poshtërim.40 vjeçari ka çoroditur tregjet financiare me premtimin e tij se do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe partnerët europianë nëse fiton zgjedhjet e 25 janarit.Por pikërisht kjo ka entuziazmuar grekët e lodhur nga masat shtrënguese dhe papunësia e lartë, pasi Tsipras u ka premtuar uljen e papunësisë me 25 përqind. Tsipras i drejtohet popullit grek me këto fjalë:"Na jepni një mandat për të qeverisur dhe ne do ti japim fund borxhit katastrofal. Votoni për stabilitetin dhe na jepni fuqinë ta kthjemë Greqinë në një tjetër nivel të ri. Jepini Syrizas fitohen absolute.Mbështetësit e Tsipras tundin flamuj dhe pankarta në të cilat shkruhej ndryshoni Greqinë, ndryshoni Europën, kurse me altoparlantë dëgjoheshin tingujt e këngës së Leonard Cohen "First we take Manhattan, then we take Berlin" ose "në fillim marim Manhatanin, më pas Berlinin".Në podium së bashku me Tsipras u ngjit edhe lideri i të majtës spanjolle Podemos. Udhëheqësi Pablo Iglesias tha se Syriza dhe Podemos do të fitojnë. Ndërkohë qytetarët shpresojnë se Syriza do të sjellë ndryshimin dhe shpresën jo vetëm në Greqi, por në mbarë Europën."Ne kemi shpresa të mëdha, jemi pozitivë, shpresojmë se dicka do të ndryshojë në vendin tonë për fëmijët tanë, tha Maria Papadopulu, e papunë." Është një lumë që rrjedh. Askush nuk do të na ndalë. Së pari ndryshimi do të jetë për ne dhe pastaj në të gjitha kombet e tjera evropiane. Le të bëjnë të gjithë një përpjekje për ndryshim, tha Angeliki Schina, me profesion infermiere."Ne po jetojmë momente historike. Kjo është hera e parë pas shumë vitesh që Greqia po përjeton një periudhë shprese dhe frymëzimi," thotë Dimitris Liadopoulos, një pensionist dhe mbështetës i Syrizas.Tre sondazhe të enjten e 22 janarit 2015 treguan se Syriza ka zgjeruar epërsinë e saj mbi konservatorët e kryeministrit Antonis Samaras.Kurse sondazhi i kryer nga Metron Analysis tregon se Syriza ka një rritje me 5.3 pikë mbështjetje dhe Demokracia e Re 4,6 pikë.Zgjedhjet po ndiqen nga afër nga tregjet financiare që i tremben fitores së Syrizas, pasi ndërpreja e marëdhënieve me partnetët europianë dhe kreditorët mund ta shtyjë vendin drejt falimentimit ose drejt daljes nga zona e euros. /Oranews.tv/