Merkel takon Renzin, pritet me protesta në Firence
Kancelarja gjermane Angela Merkel u prit në Firence nga kryeministri italian Matteo Renzi, përpara një takimi për të diskutuar planet gjermane për presidencën e G7. Renzi i ofroi mirëseardhjen Merkel-it në Palazzo Vecchio, i cili daton në shekullin e trembëdhjetë, dhe përpara darkës i tregoi kancelares afresket e mrekullueshmetë artit italian.Me herët gjatë ditës, duke folur në samitin e davosit në Zvicër, Merkel paralajmëroi liderët e tjerë evropianë se reformat ekonomike nuk do të lehtësohen pas lëvizjes së fundit të Bankës Qëndrore Europiane për të përkrahur rritjen në zonën e euros. Kancelarja Merkel u prit me protesta në Firence, ku rreth 150 persona u mblodhën kundër politikave ekonomike të Europës dhe papunësisë së lartë në shumë vende të bashkimit europian."Unë nuk jam kundër Merkel, por kundër politikave të saj. Në veçanti Gjermania dhe Brukseli kanë politika kundër Europës Jugore. Ata kanë vrarë Greqinë, që tani shpresojmë se do të ringjallet me Tsipras. Shpresoj që ai të fitojë zgjedhjet”, thotë Laura Marchesellim, e pranishme në protestën kundër Merkel.Përpara konferencës së përbashkët për shtyp, Renzi shoqëroi kancelaren Merkel të vizitojë disa nga vendet turistike kryesore të qytetit të artit. Ndërkohë kancelarja falenderoi banorët e Firences për mikëpritjen, duke u uruar atyre të gjithë të mirat.