Rama garanton Donald Lu: Bashkë në koalicionin global kundër ISIS
Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë në koalicionin global kundër Shtetit Islamik dhe të promovojë harmoninë fetare.Këtë garanci ka dhënë kryeministri Edi Rama gjatë takimit të parë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Donald Lu.Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë ka përcjellë për mediat vetëm një foto të takimit, në qëndër të së cilit ishte miqësia e ngushtë mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në kuadër të aleancës në NATO.Kryeministri Rama e njohu Ambasadorin Lu me prioritetet e qeverisë shqiptare dhe e siguroi atë për rolin e vazhdueshëm që Shqipëria, si vend anëtar i NATO, do të luajë në nxitjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa e falenderoi ambasadorin Donald Lu për kontributin e vyer që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për shqiptarët dhe Shqipërinë si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë amerikane ndaj integrimit europian të vendit tonë.