Korça, rikonstruktohet Teatri, që prej vitit 1971 asnjë investim

Godina e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, është në gjendje të mjerueshme. I ndërtuar që në vitin 1971, ky objekt nuk ka njohur asnjë investim, duke e çuar çdo ditë drejt amortizimit total edhe per shkak të lagështirës.Por per herë të parë që nga ndërtimi i saj, godina e teatrit pritet ti nënshtrohet rikonstruksionit tërësor. Sipas drejtores, Zamira Kita, në Ministrinë e Kulturës është dërguar një projekt për rikonstruksionin e godinës.Kita shtoi se këtë vit aktivitetet në teatrin e Korçës do të jenë të larmishme, pasi në skenë do të jenë vepra nga të gjitha zhanret.Ndërsa sezoni hapet me shfaqjen "Elektra" të regjisorit, Laert Vasili, e cila në ditët në vijim do të shfaqet dhe në Teatrin Kombëtar.