Samaras-grekëve: Po votuat Syriza-n, Greqia s’do marrë asnjë qindarkë nga BE
Menjëherë pas shpalljes së planit të Bankës Qendrore Europiane për ringjalljen e ekonomisë së Eurozonës, politika greke e ka bërë pjesë të fushatës së saj.Kryeministri në detyrë, Antonis Samaras, duke parë përparësinë e Syriza-s për të fituar zgjedhjet e së dielës, u ka bërë thirrje grekëve se nuk do të përfitojnë asnjë qindarkë nga paratë që do të hidhen në tregjet europiane nëse sjellin në pushtet Aleksis Tsiprasin."Qendrimi i partisë së parë opozitare na mban larg kësaj epoke të re, pasi nuk e pranon programin e shpëtimit. Ata as që e kanë kuptuar atë që ka ndodhur sot. Kemi të gjithë një përgjegjësi kombëtare para këtij fakti. Do të ishte shkatërrimtare nëse nuk do të përfitonim nga këto mundësi që po vijnë. Vendimin përfundimtar e ka në dorë populli grek!"Në fakt, Syriza e mirëpriti vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të mos përfshirë pa kushte në planin e saj vendet që janë nën një program shpëtimi, si Greqia.Por pavarësisht mesazhit të Samarasit, sondazhet tregojnë se partia e majtë është në epërsi të dukshme për t'I fituar zgjedhjet.Kompanitë greke të sondazheve thonë se Syriza mund të marrë nga 31 deri në 33,8% të votave, shifër që i afrohet mjaft 40%-shit që i nevojitet një partie për të siguruar shumicën në parlament.