Superpaketa e BQE, 1.1 trilion euro për të luftuar deflacionin

Banka Qendrore Europiane do të hedhë në ekonominë e Eurozonës të paktën 1.1 trilionë euro në vitet e ardhshme, në mënyrë që të luftojë deflacionin.Ajo ka vendosur të blejë bono thesari me vlerë 60 miliardë euro çdo muaj nga marsi 2014 deri në shtator 2016, duke shtuar kështu ofertën monetare në ekonominë e kontinentit.Gjithashtu Banka ka konfirmuar se normat e interesit do të mbahen në kuotën 0.05%, të vendosur që në shtator të vitit të kaluar.Praktikisht, Banka do të pritnojë para të reja për të stimuluar ekonominë, një nismë kjo që shihet si arma e fundit për të luftuar inflacionin negativ, që për momentin është në kuotën -0,2%, shumë më poshtë se sa kuota 2% e vendosur si objektiv nga Banka Qendrore Europiane.Megjithatë, vendet që janë në program shpëtimi nga kriza, si Greqia, janë përjashtuar nga mundësia për të marrë para nga ky program.Presidenti i Bankës, Mario Dragi, tha nga blerja e bonove dhe letrave me vlerë në euro, nuk do të përashtohej edhe sektori privat, përveç se shtetet e Eurozonës.Menjëherë pas deklaratës së Dragit, euro humbi pikë ndaj dollarit një cent përkthyer në vlerë monetare, ndërsa indekset në bursat europiane pësuan rritje.Por si funksionon, të paktën në teori, nisma e ndërmarrë nga institucioni më i lartë monetar në kontinent?1. Banka Qendrore krijon para të reja…2. Me të cilat blen bono nga institucionet financiare3. Kjo sjell uljen e normës së interesit…4. Si rrjedhojë, bizneset dhe njerëzit marrin më tepër kredi…5. Në këtë mënyrë shpenzojnë më tepër dhe krijojnë vende të reja pune..6. Duke nxitur ekonominë…Kjo strategji është zgjedhur edhe sepse ka pasur sukses në Shtetet e Bashkuara, ku është ndërmarrë në vitet 2008 - 2014 nga Rezerva Federale. Programe të ngjashme kanë edhe Mbretëria e Bashkuar dhe Japonia.