Arrestime për energjinë, banorët e Uzinës së Autotraktorëve protestë

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar në zonën e Uzinës së Autotraktorëve pas arrestimit të 15 personave për energjinë elektrike.Familjarët e të arrestuarve shpjegojnë se të afërmit e tyre janë arrestuar padrejtësisht, vetëm se nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike.Disa prej tyre shprehen se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, ndërkohë që paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën ku kalon Kryeministri.Në lidhje me këtë pretendime OSHEE shpjegon se janë arrestuar vetëm ata persona që kanë rilidhur energjinë pas ndërprerjes si debitorë. OSHEE sqaron se në asnjë rast nuk arrestohen persona që janë debitorë.protesta