Jennifer Aniston shkëlqen në kopertinën e “The Hollywood Reporter”

Aktorja e mirënjohur Jennifer Aniston ka dalë në kopertinën e “The Hollywood Reporter” ku duket mjaft e kuruar për nga imazhi i saj.Këmbët e tonifikuara janë elementi që bien më shumë në sy. E veshur me pantallona të shkurtra dhe me një pulovër të madhe ajo duket mjaft elegante dhe në formë.Intervista e saj ende nuk është publikuar megjithatë është zbuluar se aktorja ka folur gjerë e gjatë për problemet e saj me ankthin si dhe ka shpjeguar faktin se pse nuk u përfshi në nominimet për çmim Oscar, pavarësisht se kritikët e kanë vlerësuar interpretimin në filmin “Cake”.