Zjarrfikësit shpëtojnë macen që po mbytej
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2015, 10:28
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë një mace e cila kishte rënë në një kanal 5-metërsh të hapur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.Një nga personat që kishte thirrur zjarrfikësit ka shpjeguar ngjarjen për portalin Koha.net duke thënë:“Vendosëm që t’i thërrasim zjarrfikësit pasi që më herët kemi pasur përvoja të tilla megjithatë policia ka qeshur vazhdimisht me ne kur kemi lajmëruar raste të keqtrajtimit të kafshëve. Zjarrfikësit reaguan shumë shpejt dhe menjëherë kanë arritur ta shpëtojnë macen dhe ta mbyllin kanalin e hapur”.