VIDEO/Spektakolare, ja si mund të vidhet një TV Plazma në pak sekonda
Kjo ndoshta është vjedhja më spektakolare që keni mundur të shikoni ndonjëherë.Edhe pse kjo duket e thjeshtë, ju lutem mos e provoni këtë!Dy hajdute në Kosta Rika kanë gjetur një mënyrë të shpejtë, pa u vërejtur për të bërë një vjedhje në një dyqan. Kamera e survejimit tregon sesi bëhet kjo në një dyqan paisjesh elektronike.Gratë futen në dyqan, njëra vetëm shikon dhe rri më e tërhequr në afërsi të derës, ndërsa tjetra hidhet në aksion.E veshur me një fustan të gjatë, ajo afrohet pranë kutive të televizorëve plazma me një madhësi mesatare, tërheq njërin prej tyre duke shikuar në drejtim të shitësit dhe në mungesë të vëmendjes së këtij të fundit tërheq sipër fustanin dhe e fut poshtë këmbëve.Si të mos kishte ndodhur agjë, mahnitës është fakti teksa ajo lë dyqanin . Hajdutja ecën sikur të mos kishte asnjë pengesë. Me plazmën e mbërthyer mes shalëve ajo del nga dera kryesore.E gjithë kjo ndodh në vetëm pak sekonda.Edhe pse kamera e sigurisë ka filmuar gjithçka, mediat raortojnë se ajo nuk është arrestuar ende.