Arredim modern apo një shtëpi funksionale?

Arredim modern apo një shtëpi funksionale? Si të shpenzojmë pak për t'i mobiluar dhe rregulluar shtëpitë tona.E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Matilda Pando tregon idetë dhe tendencat më të fundit të arredimit të shtëpive tona. Sipas Pandos më në modë sot janë linjat retro si dhe linjat industriale të cilat përfaqësojnë një frymë inovatore.Ndërsa për sa i përket tendencës së ngjyrave të vitit ndahen ahtu si në botën e modës , pranverë-verë dhe vjeshtë-dimër. Ngjyrat e vitit nuk janë vetëm në veshje por edhe në dekorin e apartamenteve tona.Këto ngjyra konsistojnë në prekje të lehta, (mbulesa, perde, vazo) pra objekte dekoralë. Truket e vogla, ngjyrat, kombinimi i stileve është një sekret për të qenë gjithnjë në modë.