Kym Marsh feston me të birin, mashkulli i përkushtuar ndaj saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2015, 08:19
Aktorja Kym Marsh nuk është e njohur për marrëdhënie të mira me seksin e kundërt. Por në mënyrë të dukshme Kym ka një person në jetën e saj i cili është absolutisht i përkushtuar për të dhe ky është djali i saj David.Dyshja janë parë në qendër të qytetit Manchester të shtunën në mbrëmje, duke shijuar disa kokteile në Milton Club.Kym Marsh ishte e veshur me një fustan të shkurtër të zi, ku pjesa lart tregon detajet e dekoltesë, çizme të zeza deri në kyçin e këmbës, si dhe kishte vënë make up të rëndë tek pjesa e syve.Ndërkohë David kishte veshur një kostum gri duke e përshatur me këpucët-çizme ngjyrë kafe. Gjithashtu një detaji që vihet re tek pamja e David ishte edhe mjekra e tij e lënë duke ju përshtatur modës.