Leonardo DiCaprio dhe Rihana në një lidhje?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2015, 17:05
Pasi janë parë së bashku dy herë duke festuar, kanë nisur thashethemet se mes aktorit Leonardo Di Caprio dhe këngëtares Rihanna ka një marrëdhënie më tepër se miqësore.Spekullimet për një lidhje mes tyre kanë lindur pasi ata u panë teksa festonin në një vilë të revistës Playboy, thanë burimet për "TMZ".Të njëjtat burime raportuan se aktori 40-vjeçar dhe këngëtarja 26-vjeçare ishin parë të qëndronin shumë pranë me njëri-tjetrin dhe madje edhe të putheshin në buzë.Festa e organizuar ishte e dizanjerit Nikki Erwin, i cili kishte ditëlindjen, ku Leo dhe Rihanna janë larguar së bashku pas festës pa rënë në sy të të ftuarve.