Rita Ora, ndihmë ekonomisë britanike

Ekonomisë britanike pritet t’i jepet një ndihmesë nga yjet e muzikës dhe kinematografisë. Në “listën e pritshmërive të mëdha të vitit 2015” ka zënë vend edhe albumi i ri i Rita Orës, sipas raportit zyrtar të Qeverisë së Britanisë së Madhe.Lista është përpiluar nga Ministria e Kulturës, Medias dhe Sportit të Mbretërisë së Bashkuar.Albumi i këngëtares shqiptare që pritet të dalë gjatë këtij viti do të ketë këngë nga producentë të njohur si Diplo e D.J Mustard si dhe gjithashtu do të ketë bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur Prince.