Ndahet me Cristiano Ronaldon, Irina Shayk gjen “ngushëllim” tek Marc Anthony
Supermodelja ruse Irina Shayk pas ndarjes së saj me futbollistin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, duket se ka gjetur “ngushëllim” tek Marc Anthony dhe Romeo Santos nëpërmjet një videoklipi ku ka si protagoniste modelen ruse.Kjo është zbuluar nëpërmjet një traileri të hedhur në youtube, ndërsa videoklipi pritet të publikohet me 23 janar.“Yo Tambien” quhet titulli i këngës, ku do të ketë disa kërcime salsa të nxehta dhe do të bëjë pjesë në albumin e ardhëm të këngëtarit Marc Anthony, ish-i dashuri i Jenifer Lopez, me titull "Formula, Vol. 2".Ndarja e Irina Shayk me Cristiano Ronaldon të cilët kishin 5 vite lidhje së bashku, duket se është vërtetuar pasi Irina ka munguar në ceremoninë e dorëzimit të "Topit të Artë" në Zyrih, nuk është përmendur në falenderimet e bëra prej CR7, si dhe ka fshirë të gjitha momentet e saj çift në rrjetin social “Instagram”.Sipas mediave portugeze arsyeja e ndarjes së tyre është thjeshtë nëna e Cristiano Ronaldos.