Pse meshkujt dhe femrat gënjejnë për numrin e partnerëve?
Dihet tashmë se femrat janë më të prirura për ta zvogëluar numrin e partnerëve me të cilët kanë qenë në lidhje dashurie, ndërsa e kundërta ndodh me meshkujt të cilët mundohen ta rrisin numrin e partnereve .Sipas një studimi është vërtetuar se si meshkujt ashtu edhe femrat gënjejnë lidhur me marrëdhëniet e tyre seksuale kur nisin një lidhje të re.Të dyja gjinitë gënjejnë edhe për arsyen e ndarjes nga ish-i dashuri/ e dashura.Gjatë një anketimi ku kanë marrë pjesë 1.362 femra të moshës 18-30 vjeç kanë deklaruar se ato gënjejnë më tepër për të mos lënduar egon e partnerit të tyre.55 përqind e femrave kanë pranuar se gënjejnë për tu pëlqyer më shumë partnerit . Edhe pse nuk thonë të vërtetën, femrat do të zemëroheshin nëse parneri i tyre do të sillej në të njëjtën mënyrë, kështu 55 % kanë thënë se do të ishin të shqetësuara, ndërsa 21 % që do të zemëroheshin.Femrat përgjithësisht gënjejnë për shumën e parave që shpenzojnë në rroba, gjendjen financiare, madhësinë e gjoksit dhe peshën.