Nuk ka më vajza topless në faqen 3 të "The Sun"!

Pas 44 vitesh, tabloidi "The Sun", gazeta më e shitur në Britaninë e Madhe, ka vendosur që të mos publikojë më fotografi të modeleve topless në faqen tre.Në pronësi të manjatit të mediave, Robert Mërdok, "The Sun" ka botuar foto të modeleve topless që prej vitit 1970, në faqen 3, duke u kritikuar së tepërmi nga grupimet feministe, të cilat pretendojnë se ky veprim i ka bërë femrat të konsiderohen si objekte për dekada me radhë.Lajmin e bëri të ditur gazeta "The Times",  gjithashtu pjesë e perandorisë mediatike të Mërdokut. Sipas saj, numri i të premtes së kaluar, më 17 janar, do të jetë edhe i fundit me foton e një modeleje gjysmë të zhveshur. Por të apasionuarit fanatikë dhe historikë do të mund t'i gjejnë vajzat e bukura tashmë vetëm në versionin online, që gjithashtu është me pagesë…Sipas të dhënave, "The Sun" i ka rezistuar prej kohësh këtij ndryshimi, sidomos për faktin se i druhet rënies së shitjeve si pasojë e tij.Deputetja britanike e Partisë së Gjelbër, Karolin Lukas, ishte mjaft e lumtur për këtë vendim, por tha se nuk është i mjaftueshëm për të luftuar shfrytëzimin e femrave si objekte."Është një hap përpara i mirëpritur dhe vlerësim për fushatën kundër faqes 3 në të cilën janë përfshirë aq shumë njerëz në të gjithë vendin. Sigurisht që duhet të kishte ndodhur me kohë dhe ekziston sërish mundësia që të ketë ndonjë foto herë pas here, por mendoj se është një hap i rëndësishëm përpara"- tha ajo.Megjithatë,  për Nikola MekLin, ish-modele topless e faqes 3, ky është një lajm i hidhur."Gjithmonë kam pasur probleme me njerëzit që thonë se kjo është ofenduese për femrat. Shumica e vajzave kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe janë femra të forta. Nuk mendoj se është ofenduese. Nëse shkon në plazh dhe sheh një femër topless nuk ofendohesh. Nuk e kuptoj pse e bëjnë kaq të madhe"-shprehet Meklin. Në shtator të vitit të kaluar, Mërdok pati lënë të kuptohej se mund ta merrte një vendim të tillë, pasi e quajti faqen tre një traditë démodé, prej së cilës feministët britanikë nuk e blinin gazetën.