Orët luksozë zvicerane tani edhe më të shtrenjta
Sikur nuk ishin mjaftueshëm të shtrenjta, orët luksoze zvicerane tani mund të kushtojnë shumë më tepër.Pak ditë para fillimit të Panairit të orëve në Gjenevë, Banka Qendrore e Zvicrës u bëri një surprizë të pakëndshme gjigantëve të prodhimit të orëve luksoze. Vendimi për t’I dhënë fund kufizimit artificial të kursit të këmbimit të frangës zvicerane me euron, viti 2015 do të jetë një sfidë më vete për orëpunuesit e alpeve.Industria e prodhimit të orëve në Zvicrë sapo doli nga viti i dytë më i keq për sa i përket shitjeve që nga viti 2009. Ulja e kërkesës bëri që shumë prej kompanive të shkurtojnë staf ose të reduktojnë orët e punës, për të mbajtur nën kontroll kostot.Lëvizja solli menjëherë rënie të aksioneve të kompanive më të mëdha në bursën e Zyrihut, ndërkohë që franga fitoi në pak ditë 15 pikë ndaj euros. Pothuajse të gjtha orët e luksit të prodhuara në Zvicër eksportohen jashtë, 2/3-at në eurozonë. Si rrjedhojë, kur një pjesë kaq e madhe e tregut goditet nga dobësimi i monedhës, rritja e çmimeve është një detyrim. Megjithatë, prodhuesit besojnë se tregu është aq dinamik sa për ta përballuar këtë lëvizje.I këtij mendimi është edhe CEO i Audemars Piguet, Fransua Benahmia.“Do të na duhet t’I përshtasim çmimet në varësi të vendimit që do të merret javët në vazhdim. Nuk mund të marrim vendime të nxituara, duhet të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë. Por do të vijë çasti që do të na duhet të rregullojmë çmimet dhe në Europë sigurisht që do të rriten”Për një industri so ajo e orëvë zvicerane, që ka sukses pikërisht për faktin se orët punohen brenda vendit, kjo lëvizje, e quajtur tsunami nga CEO i Sëatch-it, Nik Hajek, po u shkakton shumë dhembje koke prodhuesve zviceranë. Sepse për pjesën më të madhe të kompanive, 30% e kostove të prodhimit janë detyrimisht në franga, ndërsa për disa kompani, kjo shifër arrin deri në 85%!Panairi që ka nisur të hënën, është vetëm një nga eventet e marketingut të organizuar nga prodhuesit e orëve luksoze, vetëm në të cilin të gjitha kompanitë pjesëmarrëse kanë shpenzuar 35 milionë dollarë.Megjithatë, ka edhe nga ata që e mbështesin këtë vendim të Bankës Qendrore të Zvicrës. i tillë është CEO i “Parmigiani”-t, Zhan-Mark Zhako, për të cilin, Zvicra nuk mund të vazhdonte më të jetonte brenda një flukes jashtë botës së jashtme, edhe pse koha në të cilën u vu në zbatim vendimi i zuri të papërgatitur orëpunuesit.