Ilva Tare do të bëhet nënë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2015, 14:37
Ajo vjen në punë me ritmin dhe energjinë që e karaterizon, për të drejtuar redaksinë e televizionit Ora News por dhe për përgatitjen e emisionit "Tonight Ilva Tare" të drejtuar nga vetë ajo çdo të hënë e të mërkurë ora 21:00. Por ditët e fundit në telefon dhe në email Drejtoresha e Informacionit e Ora News, Ilva Tare, përveç lajmeve ka marrë dhe urime të shumta.Së shpejti gazetarja e njohur do të bëhet nënë.Megjithëse preferon të jetë e rezervuar, për t’i shijuar në paqe dhe qetësi orët e pritjes së ëmbël, nuk e fsheh dot gëzimin dhe lumturinë.Fëmija pritet të lindë në verë.Prej më shumë se një viti ajo bashkëjeton me deputetin e Partisë Demokratike, Eduard Selami, një nga themeluesit e PD-së.
/Oranews.tv/