Mbrojtja kibernetike, Paneta: Front i luftës së ardhshme

Sekretari i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta, tha se hapësira në Internet është linjë e parë e luftës në të ardhmen.Këto komente u bënë një javë pas fjalimit të tij madhor politik për sigurinë në Internet, duke thënë se ushtria e Shteteve të Bashkuara mund të veproj në mënyrë parandaluese, nëse detekton kërcënim të menjëhershëm kibernetik.Bankat dhe institucionet financiare amerikane ishin nën sulm të qëndrueshëm gjatë javëve të fundit nga hakerët e dyshuar iranianë.Grupi që veten e quan Luftëtarët në Internet Al Qassam, ka pretenduar se ka marrë pjesë në pengesa, duke thënë se ato ishin në shenjë të protestës kundër videos anti-islamike të publikuar në YouTube, e cila kishte shkaktuar demonstrata të dhunshme në gjithë botën myslimane.