Ahmadinejxhadit i refuzohet kërkesa për vizitë në burgun Evin

Presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinejxhadit, i është refuzuar leja për të vizituar burgun famëkeq të Teheranit, Evin.Agjencia iraniane e lajmeve njoftoi se presidenti iranian kishte bërë kërkesë që të vizitonte ndihmësin e tij, Ali Akbar Javanfekr, i cili është duke e mbajtur dënimin e tij prej gjashtë muajsh burgim, për publikimin e një artikulli që e fyente liderin suprem të vendit, Ayatollah Ali Khamenei.Gjyqësori iranian e ka refuzuar kërkesën e Ahmadinejxhadit, duke dhënë shpjegimin se presidenti duhet të përballet me çështje më të mëdha, siç është kriza ekonomike, sesa të bëjë vizita në burgje.