Pritet transferimi i “Pussy Riot” në qendra burgimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2012, 10:47
Dy anëtaret e grupit pank rus, “Pussy Riot”, të cilat u dënuan në muajin gusht për huliganizëm, të nxitur nga urrejtja fetare, janë duke u transferuar në qendra të tjera burgimi, për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit të tyre.Njëri prej avokatëve të tyre, Mark Feigin tha se Nadezhda Tolokonnikova, 22 vjeç, mund të detyrohet të shkojë në një qendër burgimi për gratë në Mordovia, ndërsa Maria Alyokhina, 24 vjeç, mund të dërgohet në një tjetër qendër në Perm.Autoritetet ruse nuk kanë treguar ende se ku saktësisht vajzat do ta vazhdojnë dënimin e tyre.Anëtarja e tretë e grupit, Yekaterina Samutsevich 29 vjeçe, e cila gjithashtu ishte dënuar me dy vjet burgim, është liruar me kusht më herët këtë muaj.